Korçë, shkolla e Rrëmbecit drejt rrënimit

15/09/2014 00:00

Dhjetra fëmijë të fshatit Rrëmbec në komunën e Pojanit këtë vit të ri
shkollor e kanë nisur në ambientet e një ndërtese që është thuajse e
rrënuar.

Prej vitesh femijet e ketij fshati bashkejetojne me lageshtiren, tavanet gjysme te rrezuara, pa dyer e dritare dhe jashte çdo kushti normal per t’u arsimuar. Shkolla 9-vjeçare e fshatit e perbri saj edhe kopshti jane deshmi e amortizimit dhe lenies ne harrese per dekada, ndersa keta femije ne cdo moment perballen me rrezikun.
 
Godina 30- vjeçare nga dita e parë e ndërtimit të saj nuk e ka njohur më dorën e kujdesit dhe investimeve, ndërsa dritaret e saj, në vend të xhamave kanë copëra druri.Ne çdo moment femijet kane shoqerues renien e copave te tavanit, e cila eshte nje rrezik permanent.

Top Channel