Konsullata e përbashkët në Milano

15/09/2014 00:00

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka njoftuar pasditen e së hënës hapjen e Konsullatës së re Shqiptare në Milano të Italisë, në të cilën do të përfaqësohet edhe shteti i Kosovës.

Njoftimin për hapjen e zyrës diplomatike, Bushati e bëri të ditur në një konferencë shtypi me homologun kosovar, Enver Hoxhaj, i cili po viziton Tiranën.

“Kam kënaqësinë që në cilësinë e ministrit të Jashtëm, bashkë me kolegun Hoxhaj të udhëtojmë sot drejt Italisë, për të përuruar nesër Konsullatën e re Shqiptare në Milano. Kjo zyrë hapet në kuadër të partneritetit tonë strategjik dhe do t’u shërbejë shqiptarëve me shërbime sa më moderne. Falenderoj ministrin Hoxhaj dhe qeverinë e Kosovës për bashkëpunimin e deritanishëm dhe implementimin e masave që mundësuan që nesër ne të kemi një konsullatë të re”, deklaroi Bushati.

“Prej atyre vendimeve të marra në mbledhjen e Prizrenit, 90 për qind e tyre janë zbatuar. Falenderoj ministrin Bushati për mbështetjen që ai vetë i ka dhënë këtij procesi”, tha nga ana tjetër ministri Hoxhaj.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta