E djathta, jashtë pushtetit në Suedi
15/09/2014 00:00
Bisedime për qeveri koalicioni, po; por asnjë bashkëpunim me ekstremin e djathtë.
Fituesi i zgjedhjeve të përgjithshme në Suedi, lideri socialdemokrat Stefan Lofven tha se pas tetë vitesh qeverisje të qendrës së djathtë, vendit i nevojitet një drejtim i ri, pasi përballet me sfida të mëdha.
Edhe pse rikthehet në pushtet, partia opozitare nuk mundi të sigurojë një mazhorancë të qartë në Parlament.
Megjithatë, edhe pse partia e ekstremit të djathtë, antiemigracionit, demokratët suedezë dolën të tretët, Lofven nuk ka ndërmend ta thërrasë në tryezën e bisedimeve për koalicionin qeverisës.
Top Channel