
Presidenti rus Vladimir Putin dhe Kancelarja gjermane Angela Merkel zhvilluan gjatë së hënës një bisedë telefonike lidhur me rëndësinë e mbajtjes së armëpushimit në Ukrainë, kjo është bërë e ditur nga Kremlini me anë të një deklarate.
“Është diskutuar mbi situatën aktuale në Ukrainë. Për zbatimin e armëpushimit nga të dyja palët në konflikt”, thuhej në deklaratën e Kremlinit.
Ndërsa, Steffen Seibert, një zëdhënës i qeverisë gjermane tha se dy liderët diskutuan mbi zbatimin e marrëveshjes së arritur në Minsk, më 5 shtator, në lidhje me planin e paqes për Ukrainën Lindore. “Merkel i bëri të qartë Putinit se tërheqja e plotë e trupave ruse dhe sigurimi i kufirit me Ukrainën ishte vendimtar për arritjen e paqes”, tha Seibert.
Gjithashtu zëdhënësi i qeverisë gjermane shtoi se, ‘Merkel përshëndeti kompromisin mbi tregtinë e lirë gjatë diskutimeve midis Rusisë, Ukrainës dhe Bashkimit Europian’.
Bashkimi Europian dhe Ukraina ranë dakord gjatë së premtes për të shtyrë zbatimin e paktit të tyre për tregtinë e lirë deri në fund të vitit 2015.
Top Channel