Itali, alarm fals për bombë në një avion

14/09/2014 00:00

Një avion pasagjerësh, i cili ishte ngritur nga Gjeneva dhe kishte si destinacion Bejrutin, ka bërë ulje të detyruar në aeroportin e Fiumicinos, pas një alarmi fals për bombë.

Avioni ishte ende duke fluturuar mbi Itali kur komandanti kërkoi të ulej për arsye sigurie. Gjatë uljes avioni i pasagjerëve është shoqëruar edhe nga dy avion luftarakë, të cilët u ngritën menjëherë pas alarmit.

Shkak i këtij alarmi është bërë një valixhe, e cila ndodhej në avion, poe bordi nuk kishte identifikuar pronarin e saj.  

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta