ISIS-i ekzekuton pengun e trete
14/09/2014 00:00
Militantët e ISIS-it kanë ekzekutuar një tjetër peng. Llogaria në Twitter “Isis Urdu” ka treguar pamjet e prerjes së kokës së skocezit David Haines, një 44-vjeçar i rrëmbyer vitin e kaluar në Siri.
Të shtunën, familja e Hainesit i kishte bërë thirrje rrëmbyesve që të kontaktonin me ta, por militantët e ISIS-it nuk pranuan asnjë formë komunikimi.
“Ky britanik po paguan çmimin e premtimeve të tua, Cameron (kryeministri i Britanisë)”, dëgjohet të thotë militanti islamik në video përpara ekzekutimit.
David Haines është personi i tretë brenda një muaji të cilit i pritet koka. Më parë janë ekzekutuar amerikanët Steven Sotloff dhe James Foley.
Top Channel