
Për prindërit e Reeva Steenkamp, drejtesia nuk u vu në vend me shfajësimin e Oscar Pistorus nga akuza e vrasjes me paramendim, duke e shpallur fajtor për akuzën më të lehtë të ‘vrasjes nga pakujdesia’.
June dhe Barry Steenkamp u shprehën të befasuar nga fakti që gjykata besoi variantin e ngjarjeve të atletit paraolimpik. Pistorius është lënë i lirë me kusht deri në 13 tetor, kur jepet masa e dënimit.
Sipas gjykatëses Masipa, atleti është treguar neglizhent kur ka qëlluar të dashurën nëpërmjet derës së banjës, por ajo tha se 27-vjecari ka vepruar me bindjen se kishte hyrë një hajdut në shtëpi.
Sprinteri paraolimpik e ka mohuar gjithmonë vrasjen me dashje të modeles Steenkamp pas një grindjeje të ashpër ditën e Shën Valentinit vitin e kaluar dhe vazhdon të këmbëngulë se e qëlloi atë gabimisht.
Drejtësia e vonuar në Kili
Në Kili duket se drejtësia vonon por nuk harron. Një anëtar i Parlamentit është akuzuar për vrasjen e tre militantëve majtistë gjatë diktaturës së gjeneralit August Pinochet.
Në kohën e kësaj ngjarjeje, në 1981-shin, Rosauro Martinez ishte kapiten në ushtri. Ai kryesonte një patrullë në jug të vendit në kërkim të pjesëtarëve të lëvizjes revolucionare të majtë, e cila kërkonte përmbysjen e regjimit të Pinochetit.
Gjatë shkëmbit të zjarrit humbën jetën asokohe 11 vetë. Megjithatë, detajet e sakta të episodit kanë mbetur mister për një periudhë të gjatë.
Goditi djalin me degë peme, arrestohet
Një lojtar i futbollit amerikan u prangos në Teksas me akuzen se ka goditur të birin me një degë peme. Adrian Peterson, që luan për Minnesota Vikings, iu dorëzua autoriteteve mëngjesin e sotëm.
Disa orë më parë ndaj tij ishte ngritur padia e lëndimit të një të mituri nga neglizhenca. Avokati mbrojtës u shpreh se Peterson ndihet shumë keq për incidentin dhe se kurrë nuk ka dashur ta lëndojë të birin 4-vjecar.
Sportisti, sipas tij, kishte përdorur thjesht gjykimin e vetë si prind për të disiplinuar djalin. Akuzat vijnë pak ditë pasi një tjeter yll i NFL-së e pa kontratën t’i anullohej për shkak se kishte rrahur të shoqen.
Top Channel