Armëpushimi Rusi-Ukrainë/ Putini pranon ftesën e Parisit: Gati për dialog me Macronin
Presidenti amerikan, Barack Obama, duke folur sërish në lidhje me terroristët e ISIS, tha se qëllimi i një koalicioni ndërkombëtar, të cilin ai po tenton të formojë, është shtypja e ekstremizmit të demonstruar nga militantët e Shtetit Islamik në Irak dhe Siri.
Obama po synon krijimin e një koalicioni të gjerë me pjesëmarrjen e aleatëve perëndimorë dhe të Gjirit arab për të mposhtur ekstremistët.
“Ne po tentojmë të krijojmë koalicionin që na lejon për të udhëhequr”, tha Obama, i cili po tenton të shmangë një përsëritje të luftës në Irak.
Në fund të muajit shtator Presidenti i Shteteve të Bashkuara do të mbajë një konferencë në Asamblenë ë Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, e cila synon përfshirjen e sa më shumë vendeve në koalicion.
Top Channel