Rrezimi i i avionit mbi Ukraine
12/09/2014 00:00
Për kreun e “Emirates Airline”, Tim Clark, fatkeqësia e “fluturimit MH17” mund të ishte shmangur, po të dihej se në lartësi aq të mëdha, në qiellin ukrainas, mund të mbërrinin raketa të lëshuara nga toka.
“Emirates” nuk e dinin një gjë të tillë, – tha ai për BBC-në, – dhe besoj se as shumë kompani të tjera. Disa linja ajrore mund të kenë qenë në dijeni të këtij fakti, por nuk e kanë shpërndarë informacionin”.
Është e qartë, shton Clark, se çdo kompani do ta kishte shmangur kalimin mbi një zonë rreziku, po të njihte rrezikun e këtij lloji që vinte nga terreni.
Top Channel