Putin: Sanksionet e BE cenojne paqen

12/09/2014 00:00

Sanksionet e BE-së kundër Rusisë faktikisht përbëjnë hapa që mund të dëmtojnë procesin e paqes në Ukrainë, ka deklaruar presidenti rus Vladimir Putin.

“Sanksionet nuk kanë qenë kurrë një instrument efikas në politikën e jashtme dhe nuk do të sjellin kurrë rezultatet e pritura. Ato vetëm dëmtojnë ata që i zbatojnë dhe ato kundër Rusisë nuk bëjnë përjashtim”, ka thënë Putin.

Sipas tij, kriza ukrainase është një instrument për të tronditur në njëfarë mënyre marrëdhëniet ndërkombëtare dhe Ukraina vetëm sa po mbahet peng.

“Kjo, me qëllim që ta paraqesin NATO-n jo si një organizatë ushtarake por si një nga elementët kyc të politikës së jashtme të Shteteve të Bashkuara, me qëllim konsolidimin e satelitëve të saj”, ka nënvizuar Putin.

Ndërkohë, ministri rus i Zhvillimit Ekonomik ka deklaruar se, Rusia është gati të ndërmarrë masa analoge mbrojtëse dhe të vendosë kritere mbi importet e produkteve ukrainase nëse marrëveshja për shkëmbimin e lirë mes Kievit dhe BE-së do të ratifikohet pa marrë parasysh qëndrimin e Moskës.

Ministri Alexei Uliukaiev ndodhet në Bruksel për një samit trepalësh mes BE-së, Kievit dhe Moskës mbi marrëveshjen në fjalë, që sipas shefit të Kremlinit mund t’i kushtojë Rusisë rreth 2.10 miliardë euro.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta