“Deri tani janë bërë 300 mijë legalizime”, Rama në Asamblenë e PS-së: Sistem me kritere të qarta sipas viteve, nuk do të bëhen kapërcime Austriaku, Johannes Hahn, komisioneri aktual për Rajonet që pritet të merret me Fqinjësinë dhe Zgjerimin nga nëntori, garanton vijimin e procesit të zgjerimit të BE-së.
Por pasuesi i çekut, Stefan Fyle shpjegon se Komisioni në të ardhmen do të përqendrohet më shumë te cilësia se sa te shpejtësia e këtij procesi.
“Jam i kënaqur pasi kjo është pikërisht ajo që dua të bëj gjatë 5 viteve të ardhshme, sepse është një moment kyç për Europën për të ngritur një tjetër marrëdhënie me fqinjët tanë. Kështu që politika e fqinjësisë është e një rëndësie jetike dhe së dyti, vijimësia e procesit tonë të zgjerimit reflektohet gjithashtu në titullin e pozicionit tim të ri Komisioner për Fqinjësinë Europiane dhe Negociatat e Zgjerimit. Prandaj, procesi për zgjerimin e mëtejshëm do të vazhdojë, por sigurisht që lidhet me cilësinë dhe jo me shpejtësinë”, deklaroi Hahn.
Turqia mbetet shembull për ngadalësinë e procesit të anëtarësimit, pasi negocion që prej vitit 2005, ndërkohë që është pjesë e Unionit Doganor prej vitit 1995.
Kroacia shënoi zgjerimin e fundit të BE-së më 1 korrik 2013. Aktualisht, vetëm dy vende të Ballkanit kanë çelur negociatat e anëtarësimit, Mali i Zi dhe Serbia. Shqipëria dhe Maqedonia gëzojnë statusin kandidat, kanë dialog të nivelit të lartë, por mbeten në pritje të nisjes së bisedimeve. Kosova ende nuk ka nënshkruar MSA-në, ndërsa Bosnja mbetet vend potencialisht kandidat për në BE.
Pergatiti: Arta TOZAJ
Top Channel