Dështojnë sanksionet ndaj Rusisë/ Hungaria vendos veton prej naftës, BE del ‘huq’ në 4-vjetorin e luftës
Shefi i Elizesë, Francois Hollande, mbërriti në Bagdad në të parën vizitë të një presidenti të huaj atje që prej krijimit të qeverisë së unitetit.
Kreu i shtetit francez ofroi mbështetje në luftën kundër Shtetit Islamik, në një kohë kur Franca ka garantuar sakaq përkrahje për veprimin ushtarak kundër grupit ekstremist si pjesë e koalicionit që po krijohet nga Uashingtoni.
Qëllimi është të koordinohet ndihma, mbështetja dhe veprimi për unitetin e Irakut dhe për reagimin ndaj kësaj organizate terroriste, i tha Hollande reporterëve në fillimin e vizitës së tij njëditore në kryeqytetin irakian.
Presidenti francez shtoi se e kishte siguruar homologun irakian Fuad Masum për mbështetjen dhe solidaritetin e plotë të vendit të tij për qeverinë e re irakiane.
Pas Bagdadit, Hollande pritet të udhëtojë drejt Irbilit, kryeqyteti i rajonit autonom kurd, ku do të asistojë në shpërndarjen e ndihmave humanitare.
Top Channel