CIA: ISIS mund të ketë deri në 31 mijë luftëtarë

12/09/2014 00:00

Sipas një vlerësimi të ri të bërë publik nga CIA, ISIS mund të ketë deri në 31 mijë luftëtarë në Irak dhe në Siri, 3 herë më shumë se sa mendohej më parë.

“Grupi terrorist, i vetëquajtur Shteti Islamik, mund të ketë një kontingjent luftëtarësh nga 20 mijë deri në 31,500”, ka thënë gjatë ditës së enjte një zëdhënës i CIA-s.    

Analistët dhe zyrtarët amerikanë kanë thënë fillimisht se ISIS kishte deri në 10 mijë luftëtarë. “Ky vlerësim i ri reflekton një rritje të anëtarëve për shkak të rekrutimeve, të cilat janë shtuar ndjeshëm që prej muajit qershor”, ka thënë zyrtari.

Lajmi vjen një ditë pasi Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama paraqiti planin e tij për të degraduar dhe në fund shkatërruar ISIS, duke autorizuar edhe sulmet ajrore.

CNN ka raportuar se më shumë se 15 mijë luftëtarë të huaj, nga 80 vende të ndryshme, duke përshirë edhe 2 mijë perëndimorë, kanë shkuar në Siri.

Por nuk është e qartë nëse këtë persona janë bashkuar me ISIS apo me grupe, të cilat luftojnë qeverinë siriane.

Ndërkohë, një zyrtar amerikan ka thënë për CNN se, Shtetet e Bashkuara kanë filluar fluturimet mbikëqyrëse mbi Siri dhe ushtria mund të godasë në çdo kohë nëse do të përcaktojë objektiva. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB