Australia rrit shkallen e rrezikut

12/09/2014 00:00

Australia e ngriti nga mesatar në të lartë, nivelin e kërcënimit terrorist. Vendimi, i njoftuar nga kryeministri Tony Abbott, është përgjigje e shqetësimeve në rritje mbi ndikimin, që mund të kenë brenda vendit konfliktet në Irak e Siri.

Zyrtarët e sigurisë flasin për një shtim të numrit të australianëve, që punojnë me grupet islamike apo frymëzohen prej tyre, edhe pse nuk ka të dhëna për planifikimin e ndonjë sulmi të mundshëm.

Mendohet se dhjetra australianë kanë shkruar në Lindjen e Mesme për të luftuar në krah të xhihadistëve të Shtetit Islamik, apo atyre të Frontit al-Nusra.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB