Motra e ‘viktimës’ së Epstein denoncoi abuzimet para 27 vitesh, FBI heshti. Zbulohen dosjet Rusia e reduktoi me 45% furnizimin e Polonisë me gaz, e pohuar kjo nga vetë kompania shtetërore polake PGNiG.
Lajmi vjen pak orë pasi Varshava ndaloi dërgesat e gazit në Ukrainë përmes tubacioneve me fluks të kthyeshëm, një lëvizje kjo e detyruar sipas autoriteteve nga fakti që volumi i gazit rus ishte të martën 24% më i ulët, ndërsa të hënën kishte qenë 20% më pak.
Si Polonia ashtu edhe Ukraina varen shumë nga gazi natyror rus, për çmimin e të cilit Moska aktualisht është në konflikt me Kievin.
Disa ekspertë mendojnë se vendimi i Kremlinit, që në muajin qershor ia mbylli Ukrainës rubinetët e gazit, është një lloj ndëshkimi për Poloninë për shkak se ka dërguar gaz atje.
Por nga ana tjetër, Rusia nuk ka marrë të njëjtën masë të ashpër ndaj Hungarisë dhe Sllovakisë, që nëpërmjet naftësjellësve me fluks të kthyeshëm kanë dërguar shumë më tepër gaz në Ukrainë sesa Polonia.
Pak kohë më parë, Gazprom dhe presidenti rus Vladimir Putin paralajmëruan se vendet anëtare të Bashkimit Europian do të kishin pasoja nëse furnizonin me gaz shtetin fqinj. Putin argumentoi asokohe se të tilla dërgesa do të minonin kontratat ekzistuese të gazit me BE-në.
Sipas të përditshmes financiare ruse “Kommersant”, Varshava i kishte kërkuar këtë javë Moskës të shtonte nivelin e furnizimit me gaz për shkak të një vale të papritur të ftohti, por Gazprom ka refuzuar t’ia përmbushë këtë nevojë me pretendimin se nuk kishte gaz mjaftueshëm.
Top Channel