Motra e ‘viktimës’ së Epstein denoncoi abuzimet para 27 vitesh, FBI heshti. Zbulohen dosjet
Akuzat ndaj Oscar Pistoriusit për vrasje me paramendim janë rrëzuar nga gjykatësja e çështjes, por atleti olimpik rrezikon ende dënimin për vrasje nga pakujdesia.
Thokozile Masipa tha se Prokuroria nuk arriti të vërtetonte se Pistorius e ka qëlluar me vetëdije të plotë e i ndërgjegjshëm për çfarë po bënte me të dashurën e tij, Reeva Steenkamp, brenda ambienteve të shtëpisë së vet.
Pistorius gjithmonë ka pretenduar se hapi zjarr, pasi mendoi që një hajdut kishte hyrë e po fshihej në banjë. 27-vjeçari është deklaruar jofajtor për të gjitha akuzat e ngritura ndaj tij.
***
Ka nisur që prej orës 9:00 në Gjykatën e Pretorias seanca për vendimin
final ndaj atletit Oscar Pistorius, i akuzuar për vrasjen e të dashurës
Reeva Steenkamp. Vendimi do të lexohet nga gjykatësja Thokozile Masipa.
Pistorius me lot në sy ka hyrë në sallën e gjyqit i rrethuar nga
gazetarë dhe media.
Në sallën e gjyqit ndodheshin edhe prindërit e Reeva Steenkamp dhe atleti është afruar duke përshëndetur mamanë e saj. Nëse Pistorius shpallet fajtor mund të dënohet me 27 vite burg. Gjykatësja Masipa ka thënë se disa dëshmitarë kanë gabuar në interpretimin e tyre lidhur me të shtënat që kanë dëgjuar në natën e Shën Valentinit, kur humbi jetën Reeva Stenkamp.
Sipas gjykatëses, një pjesë e dëshmitarëve që kanë dëgjuar të shtënat kanë dhënë dëshmi konfuze mes atyre që kanë dëgjuar atë natë, atë që kanë dëgjuar nga të tjerët dhe informacionin që kanë marrë nga mediat. Kështu që gjykatësja ka vendosur që t’i besojë “teknologjisë”dhe tabulatëve telefonike. Ky vendim shihet si një pikë kthese në favor të mbrojtjes.
Oscar Pistorius mund të dënohej për vrasje me paramendim. Gjykatësja mohoi argumentin e avokatëve mbrojtës se ndaj atletit nuk ka fakte të mjaftueshme për ta dënuar.
Top Channel