Kryeministri i Bavarise, kontrolle ndaj refugjateve
11/09/2014 00:00
Nisur nga shifrat e refugjatëve që janë në rritje, kryeministri i Bavarisë, Horst Seehofer, ka kërkuar kontrolle më të rrepta kufitare, duke shkaktuar një debat të madh në vend.
Roma ka detyrimin t’i regjistrojë refugjatët dhe gjurmët e gishtave duhet të shënohen në bankën e të dhënave “Eurodac”, në mënyrë që refugjatët të identifikohen në Gjermani, e të mund të kthehen në Itali.
“Të gjitha këto hapa, ajo nuk i bën dhe shkel, – me këtë, – të drejtën në fuqi në BE-së”, ankohet Seehofer. Në kërkesat e tij dhe në planet e kabinetit të tij bën pjesë edhe një detyrim për vizë për njerëzit nga shtetet e Ballkanit dhe kuota të përcaktuara për pranimin e refugjatëve në BE.
Top Channel