Motra e ‘viktimës’ së Epstein denoncoi abuzimet para 27 vitesh, FBI heshti. Zbulohen dosjet 11 Shtatori i vitit 2001 shënoi për Amerikën dhe për mbarë botën, një akt terrorizmi fatal, i cili kishte për qëllim shfaqjen e forcës dhe sundimit ndaj Perëndimit.
Kanë kaluar 13 vite nga sulmi i al-Qaedas mbi kullat binjake në Nju Jork, ku rreth 3.000 njerëz humbën jetën tragjikisht. Çdo vit organizohen ceremoni në nderimi të viktimave.
Në një fjalim të ndjerë, nga Pentagoni, Presidenti Barack Obama përcolli mesazhin se Amerika qëndron e fortë.
“Kaluan 13 vite, që paqja e një mëngjesi, në dukje të zakonshëm, u thye. Si amerikanë, ne kemi marrë forcë nga ju, që u larguat tragjikisht nga kjo jetë. Terroristët donin të dëshmonin se fuqia e tyre për të shkatërruar, ishte më e madhe se sa forca jonë për të ndërtuar. Kjo më jep mua forcë dhe shpresë, se pas 13 vitesh që ata donin të na lëndonin, Amerika qëndron e pamposhtur dhe krenare. Të udhëhequr nga vlerat që na karakterizojnë, ne do të jemi të fortë për të ecur përpara”, tha Obama.
Obama nderoi forcën dhe durimin e familjarëve, të të mbijetuarve, si dhe të personelit të Pentagonit, i cili u kthye në punë të nesërmen, më i vendosur se kurrë, për të mbajtur Amerikën të fortë.
Është hera e parë, që Muzeu Kombëtar kushtuar kësaj ngjarjeje, që përfshin objekte dhe foto grafike të sulmeve, është hapur dhe do të qëndrojë hapur për të gjithë vizitorët.
Top Channel