Ukrainë, Poroshenko i hap rrugën sanksioneve

10/09/2014 00:00

Presidenti ukrainas Petro Poroshenko ka nënshkruar një ligj, i cili i hap rrugën vendosjes së sanksioneve ekonomike ndaj kompanive dhe individëve rus, bën të ditur agjencia e lajmeve “Interfax”.

Ligji, i cili ishte miratuar nga Parlamenti ukrainas muajin e kaluar, pritet të shënjestrojë kompani dhe individë në Rusi, të cilët dyshohen se mbështesin dhe financojnë separatistët pro-rusë, të cilët luftojnë ndaj forcave ukrainase në Lindje të Ukrainës.

Qeveria ka përgatitur gjithashtu një listë prej 172 shtetasish të Rusisë dhe vendeve të tjera, si dhe 65 kompani ruse, përfshi edhe gjigantin e eksportit rus Gazprom, ndaj të cilëve do të vendosin sanksione “për financim të terrorizmit”.

Top Channel