Turi, Kerry mbërrin në Bagdad për IS

10/09/2014 00:00

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka mbërritur në Bagdad mëngjesin e së mërkurës, në atë që konsiderohet si nisje e turit të tij në Lindjen e Mesme për të krijuar të gjitha kushtet e nevojshme për mbështetjen e veprimeve ushtarake ndaj Shtetit Islamik.

Kerry pritet të takohet në vijim me kryeministrin e ri të Irakut, Haidar al-Abadi. Vizita e panjoftuar më parë vjen thuajse 48 orë pas dakordësimit të një qeverie uniteti në Irak. Një qeveri gjithëpërfshirëse, e cila ishte edhe një kusht për më shumë mbështetje nga Shtetet e Bashkuara dhe NATO.

Forcat irakene dhe kurde janë duke luftuar militantët e Shtetit Islamik (IS), të cilët kanë pushtuar pjesë të tëra të vendit gjatë muajve të fundit, madje edhe në shtetin fqinj të Sirisë.

Turi i kryediplomatit amerikan dot ë vazhdojë më pas me Arabinë Saudite dhe disa prej kryeqyteteve kryesore të vendeve arabe, ku Kerry do t’u kërkojë fqinjëve sunitë të Irakut të shfaqin solidaritet me Bagdadin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB