Irak, miratohet qeveria e re

09/09/2014 00:00

Parlamenti i Irakut miratoi gjatë së hënës qeverinë e re të përbërë nga ministra sunitë dhe kurdë, të cilët do të kërkojnë të rimarrin nën kontroll territoret e pushtuara nga ISIS.

Vendimi është marrë pavarësisht se kryeministri i ri Haidar al-Abadi ende nuk ka zgjedhur ministrin e Brendshëm dhe atë të Mbrojtjes. Abadi është zotuar për të plotësuar këto dy poste brenda një jave.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry e vlerësoi qeverinë e unitetit dhe tha se do të udhëtojë gjatë ditës së sotme në Lindje të Mesme për të ndihmuar në ndërtimin e koalicioneve më të gjerë.

Ish-kryeministri Nuri al-Maliki u detyrua të japë dorëheqjen gjatë muajit gusht, pasi komunitetet sunite, kurde dhe arabe akuzuan administratën e tij se po ndiqte politika sektare.

Top Channel