
Vlera e paundit britanik ka pësuar rënie me publikimin e sondazhit që sugjeronte se mbështetësit e qëndrimit brenda Mbretërisë së Bashkuar kishin humbur terren në referendumin për pavarësi.
Sipas raportimeve të BBC, stërlina ra me rreth 1.3 pikë përqindje kundrejt dollarit amerikan, në vlerën 1.61 USD. Aksionet në kompanitë me lidhje skoceze kanë pësuar gjithashtu rënie.
Kështu, firma me bazë në Edinburg, Standard Life ra me 3 për qind; Banka Mbretërore e Skocisë me 2.4 për qind; dhe Grupi Bankar Lloyds, që zotëron disa institucione bankare, ra në 2.7%.
Partia Kombëtare e Skocisë ka hedhur poshtë një premtim të bërë nga kancelari George Osborne për publikimin e një plani tërheqjeje në rast se votuesit refuzojnë pavarësinë në minutën e fundit.
Zoti Osborne tha ditën e diel se, një plan veprimi do të paraqitej në ditët e ardhshme për t’i dhënë më shumë pushtet Skocisë, që konsistonte në më shumë pushtet për taksat, shpenzimet dhe mirëqënien.
Korrespondenti i BBC në Skoci raportoi më herët se, nga ana tjetër një strukturë e re do të ngrihet gjithashtu për të dëbuar kompetencat e tjera nëse në referendumin e 18 shtatorit do të votohet “jo”.
Ndodhitë e fundit vijnë pas sondazhit “Ti Qeveris” të kryer për gazetën “Sunday Times” në fundjavë, që ishte dhe studimi i parë për të vënë në provë tendencën pro-pavarësisë së Skocisë.
Sondazhi, ku janë intervistuar 1.084 persona dhe i kryer mes datave 2 dhe 5 shtator, sugjeron se 51 për qind e skocezëve kanë planifikuar të votojnë pro pavarësisë, ndërsa 49 për qind kundër.
Top Channel