“Digj flamurin e ISIS, brenda 24 orëve”

08/09/2014 00:00

Ashtu si sfida e kovës me akull, “Ice bucket challenge”, ku njerëzit nominonin njëri-tjetrin, këtë herë nëpër rrjetet sociale ka lindur një sfidë e re.

Nën moton “Digj flamurin e ISIS, ke vetëm 24 orë”, mijëra njerëz janë sensibilizuar duke postuar video kudo, të cilat demostrojnë mllëfin e tyre ndaj terrorizmit.

Në Youtube, Instagram dhe Twitter, shfaqen kryesisht muslimanë të zemëruar në shenjë proteste kundër barbarizmit të Shtetit Islamik.

Në njëfarë mënyre, këto video i demostrojnë botës për të ndjekur shembullin e tyre. Lëvizja me etiketën “Shkatërro ISIS” filloi në Liban, nga një grup studentësh, të nxitur nga masakrat e militantëve.

Më tej, vorbulla e internetit u shtri deri në Londër, ku protestuesit i vunë zjarrin flamurit islamik. Njëra prej videove ka kapur rreth 100.000 klikime brenda ditës.

Nuk dihet nëse kjo eufori do të vazhdojë, por mediat raportojnë që e gjithë zona përreth digës më të rëndësishme të Haditës, në Irak, është pastruar nga militantët e ISIS-it, pasojë e ndërhyrjes së forcave të sigurisë, por edhe zgjerimit të fushatës ajrore amerikane, në Lindjen e Mesme.

Top Channel