
Mahmud Abaz e paralajmëroi Hamasin të ndryshojë mënyrën e veprimit në Gaza nëse dëshiron ta mbajë në këmbë qeverinë e unitetit.
Presidenti palestinez e kritikoi qeverinë në hije të 27 zëvendësministrave, e cila po drejton Gazën, duke këmbëngulur se duhet të ketë vetëm një regjim.
Territori palestinez është duke marrë veten nga konflikti shkatërrues 50 ditor me Izraelin, gjatë të cilit u vranë më shumë se 2.100 palestinezë, si 66 ushtarë e 7 civilë të shtetit hebre.
Levizja islamike kontrollon Gazën ndërsa Fatahu i Mahmud Abazit dominon në Bregun Perëndimor. Dy fraksionet kanë qenë të përfshirë prej vitesh në një betejë të ashpër me njëri-tjetrin deri sa nënshkruan në muajin prill një marrëveshje pajtimi.
Ekzekutivi i Hamasit dha zyrtarisht dorëheqjen me krijimin e qeverisë së unitetit në qershor, por ‘de facto’, është ai që vazhdon ta kontrollojë Gazën.
Top Channel