
Me qëllimin ta mbajnë digën e Mosulit larg duarve të ISIS-it, Shtetet e Bashkuara nisën një tjetër fushatë bombardimesh në perëndim të Irakut.
Me qëllimin ta mbajnë digën e Mosulit larg duarve të ISIS-it, Shtetet e Bashkuara nisën një tjetër fushatë bombardimesh në perëndim të Irakut.
Nga sa pohon Komanda Qendrore amerikane, nga sulmet u shkatërruan disa automjete ushtarake, një postbllok u dëmtua dhe një bunker i përdorur prej militantëve.
Qëllimi i operacionit, sipas Sekretarit të Shtypit në Pentagon, John Kirby është të parandalohet kërcënimi i sigurisë së digës së Haditha-s, e cila mbetet nën kontrollin e forcave irakiane me mbështetjen e fiseve sunite. Me këto të sotmet, totali i sulmeve ajrore amerikane në veri të Irakut që prej fillimit të mësymjes në 8 gusht, mbërrin në 138. Ato përbëjnë dhe një zgjerim të fushatës amerikane kundër shtetit islamik dhe zhvendosjen e saj me pranë kufirin me Sirinë, ku grupi ekstremist ka shtrire gjithashtu veprimtarinë e tij.
Sulmet ajrore të Shteteve të Bashkuara, të parat e këtij lloji në provincën e Anbarit, tregojnë se Uashingtoni kapërceu një vijë të cilën e kishte hequr vetë. Qeveria e mëparshme irakiane kishte kohë që e kërkonte përdorimin e fuqisë ajrore të Amerikës kundër ISIS-it në të gjitha zonat e kontrolluara prej tij. Por pretendimet ishin se kjo do të ndodhte vetëm me krijimin e një kabineti të ri gjithëpërfshirës në Bagdad, ku sunitët të gëzonin përfaqësim të plotë.
Përpjekjet janë maksimale, por një qeveri e tillë ende s’ka marrë formë, edhe pse thuhet se tashmë nuk do te duhen veçse pak ditë për t’i dhënë irakianëve ekzekutivin e ri.
Përgjatë ofensivës së tyre, luftëtarët e ISIS-it kanë marrë në shënjestër digat dhe në muajin gusht, mbyllën një të tillë në afërsi të Falluxhas, duke përmbytur tokat mbi Eufrat çka detyroi banorët të braktisnin shtëpitë e tyre dhe pengoi dislokimin e forcave të armatosura, e duke reduktuar nivelin e ujit në provincat jugore të vendit.
Top Channel