Ekzekutimi i gazetarëve amerikanë

07/09/2014 00:00

Kleriku radikal mysliman, Abu Qatada e dënoi vrasjen e dy gazetarëve amerikanë nga militantët e shtetit islamik në Irak e Levant.

Reporterët, tha ai, janë mesazherë të së vërtetës e nuk duhet të vriten, sepse kështu na mëson edhe Profeti Muhamed. Komentet e tij, Abu Qatada i bëri nga salla e gjyqit në Aman të Jordanisë gjatë një seance dëgjimore në procesin e ngritur ndaj tij për terrorizëm.

Kleriku radikal u deportua nga Londra vitin që shkoi pas një beteje të gjatë gjyqësore me qeverinë britanike.

Javën e kaluar, ISIS-i publikoi videon e ekzekutimit të gazetarit amerikan Steven Sotloff, ndërsa përpara tij të njëjtin fat të tmerrshëm pati dhe reporteri, James Foley.

Top Channel