
Armëpushimi mes Ukrainës dhe Rusisë, i ndërmjetësuar në Minsk të Bjellorusisë, po mbahet nga të dyja palët. Sipas burimeve, nuk ka pasur konflikte të raportuara gjatë mbrëmjes së të premtes.
Megjithatë, rebelët thanë se armëpushimi nuk kishte ndryshuar politikën e tyre, për të ndarë Krimenë nga Ukraina.
Përpjekjet e mëparshme për të ndaluar luftimet kanë dështuar. Por, dallimi kryesor këtë herë ishte se plani nuk u miratua vetëm, por u propozua nga presidenti Vladimir Putin, të cilin udhëheqësit perëndimorë e akuzojnë për nxitjen e trazirave në Ukrainë.
Gjasat e mbajtjes së armëpushimit janë të mira, thonë analistët, dhe, nëse ai vazhdon, do të përcaktohen negociata të reja mbi të ardhmen politike të rajonit Juglindor, ku separatistët dhe forcat qeveritare kanë luftuar që në muajin Prill.
Pasi të dyja palët tërhoqën armët e rënda nga fushëbetejat lindore, Moska gjithashtu rakordoi me Kievin për të rifilluar procesin e ndihmës humanitare në rajonin lindor.
Grupi i parë me ndihma humanitare do të hyjë në rajonin Donbass të shtunën dhe, prej ditës së hënë, do të zhvillohet një plan më i detajuar për të siguruar një korridor humanitar, i cili do të shërbejë në mënyrë të vazhdueshme duke dhënë ndihma për Luhanskun dhe Donjeckun.
Top Channel