Shoqëria iraniane drejt “lirisë”

06/09/2014 00:00

Teksa Irani po liron dalëngadalë kontrollin mbi përdorimin e internetit në të gjithë vendin, gjë e cila ishte ndaluar më parë nga vendimet e qeverisë, tashmë ka risjellë disi lirinë te vendasit. Iranianët kanë nisur të postojnë në një aplikacion, të quajtur “Whisper”, anonimisht, realitete të shkëputura nga jeta e izoluar atje.

Krijuesi i kompanisë “Whisper”, Slade Sohmer, shprehet se “pavarësisht vendit ku jetojmë, episodet dhe ndjesitë janë thuajse të njëjta kudo në botë. Dashuria, jeta, lumturia, depresioni, dyshimi, dhembjet, si edhe lidhjet”, e mbyll ai. Ja një koleksion i rrëfimeve në “Whisper” nga qytetarët irananë.

“Të jesh femër në Iran është e vështirë”. “Jemi kaq mbrapa. Askush nuk dëgjon muzikë të huaj këtu, as Rock-un nuk e njohin”. “Jam musliman i devotshëm dhe konsumoj alkool, por unë mendoj se kjo nuk ndikon në besimin tim, edhe pse shoqëria këtu e dënon veprimin”. “Kam një lidhje dashurie me një grua të martuar prej 5 vitesh dhe mentaliteti këtu po na shkatërron, por nuk mundemi t’i japim fund lidhjes sonë sekrete”.

Këto rrëfime janë parë nga sociologët si një mënyrë e mirë, që i lejon vendet e lindjes së largët të thyejnë sadopak izolimin nga mentaliteti, ashtu sikurse shërbejnë, që pjesa tjetër e njerëzve në botë të reflektojnë dhe vlerësojnë lirinë që kanë.

Top Channel