Obama shtyn reformën për emigracionin

06/09/2014 00:00

Presidenti amerikan Barack Obama ka hequr dorë nga plani për të çuar përpara reformën e emigracionit brenda përfundimit të verës.

Në qershor ai premtoi se do të përdorte urdhëra ekzekutivë që do të ndryshonin rregullat për vizë, do të fuqizonin sigurinë kufitare dhe do të hapnin rrugën për nënshtetësinë e rreth 11 milionë emigrantëve ilegalë.

Por Shtëpia e Bardhë deklaron se tani planet janë shtyrë për pas zgjedhjeve afatmesme të nëntorit. Çdo vit dhjetëra mijëra vetë tentojnë të hyjnë në Shtetet e Bashkuara përmes Meksikës.

Shumë prej tyre janë fëmijë të pashoqëruar, arsye për të cilën presidenti Obama e ka cilësuar situatën si “krizë humanitare”.

Presidenti ka kaluar vite të tëra duke premtuar reformë në emigracion, por në disa raste është kundërshtuar ashpër nga republikanët.

Zyrtarë nga Shtëpia e Bardhë deklaruan të shtunën se “politizimi ekstrem i çështjes” nga republikanët do të thotë se do të ishte e rrezikshme për perspektivat afatgjata që reforma të ndërmerrej para zgjedhjeve.

Zyrtarët thonë gjithashtu se, reforma për emigracionin gjithësesi do të çohet përpara brenda fundit të vitit. Analistët thonë se nga lëvizja ka gjasa të sigurojë më shumë mbështetje nga demokratët përmes zgjedhjeve të nëntorit, ku lufta për ulëse do të jetë shumë e ngushtë.

Por grupi për mbrojtjen e emigrantëve, Ëndërrojmë të Bashkuar, e cilësoi shtyrjen e reformës një “shuplakë në fytyrë për komunitetin e emigrantëve latinë”.

Top Channel