
Zyrtarë amerikanë dhe britanikë kanë thënë se vendet perëndimore janë duke u përgatitur për të zgjeruar sanksionet ndaj Rusisë.
Sanksionet e reja pritet të godasin industrinë e mbrojtjes, bankat dhe bashkëpunëtorët e presidentit Vladimir Putin. Ndërkohë që bisedimet e paqes mes Ukrainës, Rusisë dhe rebelëve pro-rusë pritet të zhvillohen gjatë ditës së premte në Bjellorusi. Prej kohësh, Perëndimi akuzon Rusinë për dërgimin e armëve dhe trupave për të mbështetur rebelët në Ukrainë, akuza këto të mohuara kategorikisht nga Rusia.
Një zyrtar i qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar tha se BE-ja së bashku me SHBA-në do të vendos sanksionet e reja gjatë së premtes, dukë përfshirë më shumë kufizime për bankat ruse, për energjinë dhe industrinë e mbrojtjes.
“Ne do të mbajmë nën presion Putinin gjatë bisedimeve dhe në veprimet në terren”, tha zyrtari.
Ndërsa, Këshilltari i sigurisë kombëtare të SHBA-së, Ben Rhodes, duke folur në samitin e NATO-s në Uells, tha se SHBA-ja ishte drejt finalizimit të ndëshkimeve të reja për Rusinë.
Gjithashtu edhe presidenti francez, Francois Hollande pohoi vendosjen e sanksioneve ditën e premte “dhe vënien e tyre në veprim, nëse nuk ka përparime”, por gjithçka pritet të vendoset gjatë orëve të ardhshme.
Top Channel