Pentagoni konfirmon vdekjen e Godane

05/09/2014 00:00

Pentagoni ka konfirmuar gjatë të premtes se Ahmed Godane, një prej themeluesve të grupit islamik të al-Shabaabit në Somali, është vrarë pas sulmeve ajrore të SHBA-ve më herët gjatë kësaj jave, duke e quajtur këtë si një “simbolikë madhore dhe humbje operacionale” për organizatën e lidhur me rrjetin e al-Qaedas.

“Konfirmojmë se Ahmed Godane, bashkëthemelues i al-Shabaabit, është vrarë”, tha nënadmirali John Kirby, i cili mban edhe postin e Sekretarit për Shtyp të Pentagonit, gjatë një deklarate.

Ai ishte një prej njerëzve më të kërkuar nga Departamenti amerikan i Shtetit, për të cilin kishin vendosur edhe një shpërblim prej 7 milionë dollarësh për kapjen e tij.

Top Channel