
Të paktën 20 persona kanë mbetur të vdekur dhe dhjetra të tjerë janë plagosur pas shpërthimit të dy bombave në kryeqytetin e Irakut gjatë ditës së enjte.
Një makinë bombë shpërtheu në një zonë të përbërë kryesisht nga popullsi shiite, e cila kohët e fundit është goditur nga disa sulme. Ndërsa sulmi i dytë ndodhi në qendër të Bagdadit, ku një makinë e mbushur me eksploziv shpërtheu pranë një pike kontrolli të policisë.
Tensionet sektare kanë qenë në rritje gjatë muajve të fundit mes kaosit politik dhe ofensivës së shtetit islamik.
Rreth një javë më parë, 9 persona vdiqën në një tjetër lagje të Bagdadit me popullsi shiite pas shpërthimit të një makine bombë. Edhe pse sulmet nuk janë marrë përsipër nga asnjë grup, dyshohet të jenë kryer nga milicia Shia.
Top Channel