Zhduken britanikët në Katar
04/09/2014 00:00
Foreign Office është duke verifikuar raportet se dy britanikë, që hetonin trajtimin e punëtorëve emigrantë në Katar, janë zhdukur.
Nga 52-vjeçari Krishna Upadhyaya dhe Gundev Ghimire, 36 vjeç, nuk ka më lajme që prej së dielës.
Organizata për të cilën punonin personat në fjalë, “Global Network for Rights and Development”, dyshon se britanikët mund të jenë rrëmbyer.
Autoritetet e Katarit thonë se nuk kanë asnjë informacion mbi fatin e të zhdukurve.
Kërkuesi Upadhyaya dhe fotografi Ghimire, që të dy me origjinë nga Nepali, ndodheshin në Katar që prej 27 Gushtit, për llogari të GNDR-së, një organizatë joqeveritare me qendër në Norvegji.
Top Channel