Dështojnë sanksionet ndaj Rusisë/ Hungaria vendos veton prej naftës, BE del ‘huq’ në 4-vjetorin e luftës
Familja e gazetarit amerikan Steven Sotloff ka folur publikisht për herë të parë që kur ekzekutimi i tij u publikua në internet nga militantët e IS-it. Ata thanë se reporteri dha jetën duke përcjellë për publikun vuajtjen e njerëzve në zonat e luftës, por nuk ishte “hero”.
Zëdhënësi i familjes, Barak Barfi, tha se Steven “donte t’i jepte zë atyre që nuk kishin”.
“Që nga doktori libian në Misrata që e kishte të vështirë t’i jepte ndihmë fëmijëve të traumatizuar nga lufta, tek hidrauliku sirian që rrezikonte jetën për të gjetur ilaçe… Historia e tyre ishte historia e Stevenit. Ai sakrifikoi jetën e tij për t’i treguar botës historinë e njerëzve të tillë”, tha zoti Barfi.
Zëdhënësi shtoi se Steven Sotloff ishte i ndarë mes dy poleve: dashuria e tij për jetën e tij familjare dhe pasioni për jetën arabe.
Top Channel