Poroshenko raporton për krizën

04/09/2014 00:00

Përpara se samiti i NATO-s të nisë punimet në Uells, presidenti ukrainas Petro Poroshenko do të informojë shkurtimisht liderët botërorë mbi krizën e vendit të tij si dhe mbi bisedën e fundit telefonike me Vladimir Putinin.

Franca e shtoi presionin mbi shefin e Kremlinit me pezullimin e dërgimit të 2 luftanijeve në Rusi. Edhe pse Moska vazhdon ta mohojë mbështetjen e separatistëve në lindje të Ukrainës me armë dhe trajnues, Perëndimi pretendon të kundërtën e thotë se për këtë ka prova.

Konflikti 5-mujor ka detyruar mbi një milionë vetë të braktisin shtëpitë e tyre në rajonin e trazuar. Jetët e humbura janë 2.600. Kriza e zgjatur e Ukrainës do të përbëjë boshtin e samitit 2-ditor të NATO-s në Neëport, por krerët e Aleancës Ushtarake nuk do të lënë pa prekur edhe çështjen gjithmonë e më shqetësuese të rritjes së shpejtë të fuqisë së ISIS-it.

Në një shkrim për ‘The Times’, kryeministri britanik David Cameron dhe Presidenti amerikan Barak Obama zotohen të përballen me shtetin islamik duke shtuar se “njerëzit që kërkojnë një qasje izoluese e kanë keqkuptuar situatën: “Zhvillimet në disa pjesë të tjera të botës, sidomos në Irak e Siri kërcënojnë sigurinë tonë të brendshme. Vende si Britania dhe Amerika nuk do të zmbrapsen nga disa vrasës barbarë.”
 
Deklarata vjen pas publikimit të videos që tregonte ekzekutimin e pengut tjetër amerikan në duart e militantëve, gazetarit Steven Sotloff, vetëm pak pas vrasjes së fotoreporterit James Foley. Luftëtarët e ISIS-it tani kërcënojnë të bëjnë të njëjtën gjë edhe me një peng britanik. Për ekspertët, ky i Uellsit është samiti më i rëndësishëm i NATO-s në dekada të tëra pasi udhëheqësit e saj do të përballen me pyetjen e vështirë nëse Aleanca është e përgatitur realisht t’i bëjë ballë sfidave të shekullit të 21.

Në takim pritet të marrin dritën jeshile dhe planet e krijimit të një force të ndërhyrjes së shpejtë të përbërë nga mijëra ushtarë të vendeve anëtare dhe të aftë të zhvendosen në terren brenda 48 orësh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB