OBSH: Mbi 1900 të vdekur nga Ebola

04/09/2014 00:00

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se më shumë s 1900 persona kanë vdekur deri tani nga shpërthimi i Ebolas në Afrikën Perëndimore.

Drejtuesja e OBSH-së, Margaret Chan tha se deri tani ka mbi 3500 raste të konfirmuara në Guinea, Sierra Leone dhe Liberi. Gjatë ditës së enjte OBSH do të mbajë një takim për të diskutuar lidhur me situatën aktuale, gjithashtu do të diskutohet edhe mbi trajtimin e virusit vdekjeprurës. Ekspertë të sëmundjeve të ndryshme, studiues mjekësorë dhe zyrtarë nga vendet e prekura do të marrin pjesë në takimin e Gjenevës.  

OBSH ka paralajmëruar më parë se më shumë se 20 mijë persona mund të infektohen para se virusi të vihet nën kontroll.

Margaret Chan e cilësoi shpërthimin e virusit si më të madhin dhe më kompleksin që është parë ndonjëherë.

Ebola konsiderohet si një prej epidemive më të rrezikshme që është përhapur me shpejtësi në disa vende të Afrikës perëndimore. Origjina e virusit është e panjohur, por sipas të dhënave të deritanishme, lakuriqët e natës janë “rezervuarë” të virusit.

Ebola mund të konsiderohet edhe si “virusi i maktheve”. Vdekshmëria e të infektuarve me të është 90% dhe për disa kohë mendohej se do të ishte mortaja e dytë, si ajo e viteve 1400.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB