Dita e tretë e Festivalit të Filmit dhe Kulinarisë

04/09/2014 00:00

Festivali i Filmit Ballkanik dhe Kulinarisë ka vijuar programin e tij të pasur me filma artistikë, të shkurtër dhe dokumentarë.

Bëhet fjalë për produksione nga Shqipëria, Kosova, Bullgaria, Kroacia, Turqia, Rumania, Maqedonia, Serbia dhe Greqia, por edhe nga Sllovenia e Gjeorgjia.

Në ditën e tretë festivali ka sjellë filmin “Maria”, ku protagonist është aktori shqiptar Nikolla Llambro. Festivali do të vijojë kalendarin e filmave deri më 7 shtator.

Tryezës ballkanike do t’i shtohen edhe gatimet tradicionale, duke e bërë më të ngrohtë këtë takim. Në këtë edicion kuzhina do të ketë në thelb gatimet shekullore shqiptare.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta