“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese dhe ‘game theorie”, analiza e akademikut Fuga: S’kam asnjë provë se gjykatësit janë marrë vesh, por… Nga Jala, gjatë një takimi me të rinjtë eurosocialistë, sekretari për Rininë në Partinë Socialiste, Erion Veliaj, bashkëbisedoi për disa nga çështjet e qeverisjes së sotme, duke u ndalur veçanërisht në zgjedhjet e ardhshme vendore dhe reformat e Ministrisë së Mirëqenies Sociale.
Veliaj kërkoi të njëjtin angazhim edhe në zgjedhjet e ardhshme vendore nga të rinjtë e FRESSH-it. Ju e shikoni se e djathta e lë ekonominë të shkatërruar, deklaroi Veliaj, dhe i duhet së majtës që të bëjë pastrimin e shtëpisë dhe të rimëkëmbë ekonominë.
“Në zgjedhjet vendore të vitit tjetër do të kemi një sistem të ri administrativ, ku Shqipëria do të ketë 61 bashki. Nëse të rinjtë e majtë dhe të gjithë koalicionit do të mobilizohen, nuk kam asnjë dyshim që ne mund të fitojmë mbi 50 nga 61 bashkitë e Shqipërisë, sepse kemi treguar se aty ku qeveris e majta ka më shumë normalitet, shoqëria është më solidare, më e bashkuar, ka më pak frymë përccarëse dhe ekonomia përmirësohet”, tha Veliaj.
Top Channel