Bujar Nishani – Shqipëria e parë ndryshe

28/08/2014 00:00

Fate Velaj – Nga mediat u informuam se në “European Forum Alpbach”, në Tirol të Austrisë, Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, në një dialog jashtë kontekstit të ndërtimit të panelit ku ishte ftuar, flet për gjendjen politike në Shqipëri si të fliste për diku tjetër, në një kohë tjetër të një sistemi politik, tjetër…

Duke qenë thuajse i brendshëm në këtë forum, i ftuar prej shumë vitesh (qysh nga viti 2004, gati për vit), kam përjetuar shumë dialogë dhe referate presidentësh shtetesh, kryeministrash, ministrash e filozofësh, në kuadër të seksionit të debateve politike të këtij forumi.

Nuk më ka ndodhur asnjëherë të dëgjoj një president shteti të flasë për shtetin e tij siç foli Bujar Bishani. Asnjëherë!

Edhe vjet, kur në panel ishte Presidenti i Austrisë, Heinz Fischer, ai i Komisionit Europian, Emanuel Barosso, si dhe Presidenti i Tanzanisë, ky i fundit foli për vështirësitë me të cilat përballet një kontinent i tërë në fushat e ekonomisë, etj., por jo për të “zezat” e vendit të tij.

As ish-kryeministri kroat, Ivo Sanader, sado që në vendin e tij ishte nën hetim, nuk foli për autoritarizëm të pasardhësve dhe të justifikonte procesin në vijim, që pak kohë më vonë do ta dërgonte nga Austria në pranga, në Zagreb…

Kam qenë i ftuar disa herë të referoj, të paraqes artin tim, apo të jem organizator aktivitetesh në këtë forum. Më e rëndësishmja ka qenë “Shqipëria e parë ndryshe”, një ekspozitë me fotografi nga Shqipëria, të realizuara nga unë dhe Ardian Fezollari, ashtu si dhe referatet “Good morning, Balkan”, kur në auditorium ishin presidentë shtetesh dhe ministra të Jashtëm, apo të Kulturës, nga vende të ndryshme, të cilët u ballafaquan dhe vlerësuan një këndvështrim tjetër të realitetit ballkanik e në veçanti atij shqiptar, të parë e analizuar nga një artist, jashtë politikës, i cili u largua më 1991 pa punë e pa shpresë e që tashmë e shihte të ardhmen e këtij rajoni, e në veçanti të Shqipërisë, në Bashkimin Europian.

Gazeta ‘Shqip’

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA