Siri, lirohet një gazetar amerikan
25/08/2014 00:00
Militantët e lidhur me al-Qaedan në Siri liruan një gazetar amerikan të marrë peng dy vjet më parë, xhest ky që vjen vetëm disa ditë pasi ekstremistët e dhunshëm të IS-it ekzekutuan me prerje koke reporterin tjetër amerikan, James Foley.
Rrëmbyesit ia dorëzuan Peter Theo Curtisin paqeruajtësve të OKB-së, të dielën, në Lartësitë Golan, e këta të fundit ua dërguan më pas zyrtarëve amerikanë.
Lirimin e Curtisit e ndërmjetësoi Katari. Gazetari nga Bostoni, që shkruan edhe me emrin Theo Padnos, është autor librash e shkruan për revista të ndryshme amerikane.
Ai u rrëmbye në 2012-n në Siri nga Fronti al-Nusra, një prej grupeve islamike, që luftojnë për rrëzimin e regjimit të Bashar al-Assadit.
Top Channel