Agresioni rus, Rutte: Putin është pengesa kryesore për përfundimin e luftës në Ukrainë Lampeduza kthehet sërish në vatrën e një fatkeqësie të re detare. Forcat italiane të shpëtimit gjetën trupat e 18 personave të vdekur në Jug të ishullit.
Sipas burimeve të policisë, anija po transportonte 91 emigrantë të paligjshëm, të cilët po tentonin të hynin në Itali për të nisur një jetesë të re, prej të cilëve 73 janë shpëtuar.
Ishulli është një nga rrugët më të përdorura nga emigrantët, që duan të depërtojnë ilegalisht në Itali, por fatkeqësisht qindra kanë gjetur vdekjen, për shkak të përmbytjeve të anijeve që udhëtojnë, pasi ato mbajnë në bord një numër shumë herë më të madh se sa kapaciteti i tyre, ose për shkaqe të tjera si dehidratimi apo asfiksia.
Sipas analistëve, Europa duhet të hartojë politika të tjera më të zbutura për lejimin e njerëzve që duan të emigrojnë, duke mos i detyruar miliona vetë të përdorin forma alternative të rrezikshme emigrimi.
Një sondazh i fundit botëror tregon se është rritur me 60% numri i personave, kryesisht nga Afrika dhe Azia, që marrin përsipër riskun e një jete të re në vendet europiane, me shpresën e kushteve më të mira.
Prej vitit 2000, numri i njerëzve që kanë humbur jetën në tentativë për të arritur në Europë është rreth 25,000 vetë. Vetëm në Lampeduza numërohen qindra vetë, kryesisht gra dhe fëmijë, që janë mbytur në ujrat e Detit Mesdhe, gjatë vitit 2014.
Top Channel