“Jemi shumë afër identifikimit të xhihadistit”

24/08/2014 00:00

Autoritetet britanike janë shumë afër identifikimit të xhihadistit, i cili ekzekutoi pak ditë më parë gazetarin amerikan, James Foley, ka thënë ambasadori britanik në SHBA, Peter Westmacott.

Britania e Madhe po kërkon me çdo kusht të identifikojnë xhihadistin me theks britanik, i cili u shfaq në videon e vrasjes së gazetarit. Grupi ekstremist i Shteti Islamik publikoi një video të momenteve përpara dhe pas vrasjes së Foleyt, i cili ishte marrë peng në Siri gjatë vitit 2012.

“Ende nuk jemi të gatshëm të themi identitetin e ekzekutorit të Foley-t, por jemi shumë pranë identifikimit të tij”. tha Westmacott, i cili shtoi se po përdoret teknologjia e sofistikuar për të bërë identifikimin e personit me anë të njohjes së zërit.

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në SHBA e cilësoi vrasjen si një kërcënim për qytetarët britanik dhe jo vetëm si një vrasje brutale.

Më herët, Sekretari i Jashtëm, Philip Hammond tha se vrasja ishte “një tradhti absolute ndaj gjithçkaje, për të cilin populli britanik punon”.

Duke shkruar për “Sunday Times”, Philip Hammond tha se qeveria po investonte “burime të konsiderueshme” për të luftuar “ideologjinë barbare”. Ai tha se kërcënimi nga konfliktet në Siri dhe Irak mund të zgjasë një gjeneratë të tërë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB