Agresioni rus, Rutte: Putin është pengesa kryesore për përfundimin e luftës në Ukrainë
Irani pretendon se ka rrëzuar një avion pilot izraelitë në afërsi të Natanz, një zonë në të cilën kryhet pasurimi i uraniumit.
Garda Revolucionare ka bërë të ditur se ka qëlluar me raketa avionin spiun, i cili ishte afruar në zonën rreth 300 kilometra nga kryeqyteti, Teherani.
Në deklaratë nuk thuhet se kur ka ndodhur ngjarja dhe as sesi është bërë identifikimi i avionit që i përkiste izraelit.
Fuqitë botërore aktualisht po negociojnë me Iranin mbi programin e tij bërthamor. Teherani këmbëngul se programi i tij është për qëllime paqësore, por kritikët thonë se ai po tenton prodhimin e armëve bërthamore.
Në të kaluarën, Izraeli ka kërcënuar shpesh se do të sulmojë impiantet bërthamore të Iranit. Natanz është zona kryesore në të cilën pasurohet uraniumi.
Top Channel