Dhjetra të plagosur nga tërmeti në Kaliforni

24/08/2014 00:00

Një tërmet me magnitudë 6 ballë ka goditur Kaliforninë e Veriut, kanë raportuar autoritetet sizmologjike të Shteteve të Bashkuara.

Tërmeti është regjistruar në 03:20, me orën lokale dhe ka pasur një thellësi prej 6.7 kilometra.
Me dhjetra persona raportohet të kenë mbetur të plagosur, ndërsa të paktën dy prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Zyrtarët në Napa, zona më e goditur, thanë se tërmeti kishte shkatërruar 5 shtëpi, gjithashtu ka pasur probleme serioze edhe me tubacionet e gazit, ku janë regjistruar të paktën 30 rrjedhje, por fatmirësisht nuk ka pasur shpërthime.

Më shumë se 10 mijë familje kanë mbetur pa energji elektrike në qytetin e Napas, rreth 6 kilometra nga epiqendra e tërmetit.

Ky është tërmeti më i fortë që ka ka goditur zonën që nga viti 1989, kur Kalifornia u godit nga një tërmet me magnitudë 6.9 ballë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB