Brazil, Marina Silva kandidate për presidente

21/08/2014 00:00

Partia Socialiste e Brazilit ka emëruar zyrtarisht Marina Silvan si kandidaten e saj të re në zgjedhjet presidenciale.

Marina Silvan, ish-ministre e Mjedisit dhe e vlerësuar ndërkombëtarisht për vlerat e saj mjedisore, do të zëvendësojë të ndierin Eduardo Campos, i cili humbi jetën në një aksident ajror javën e kaluar.

Kandidatja e Partisë Socialiste shihet si rivalja kryesore e Presidentes aktuale, Dilma Rousseff, e cila do të kërkojë një tjetër mandat në zgjedhjet e 5 tetorit.

Roberto Amara, kryetari i Partisë Socialiste të Brazilit, tha se Silva ishte zgjedhur në mënyrë unanime për të zëvendësuar Campos. Marina Silvan është një figurë e admiruar në të gjithë Brazilin.

Rreth 100 mijë persona, gjatë së diel, përcollën për në banesën e fundit kandidatin për president, Eduardo Campos, një ish-guvernator. Ata morën pjesë në një funeral masiv dhe mbushën rrugët e qytetit të Recife-s.

Campos u nda nga jeta më 13 gusht, pasi avioni me të cilin ai po fluturonte u rrëzua si pasojë e motit të keq. Bashkë me të humbën jetën edhe 6 persona të tjerë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB