UNHCR, mision humanitar në Irak
20/08/2014 00:00
UNHCR nisi sot një mision madhor humanitar në Veri të Irakut. Bashkëpunëtorët e OKB-së kanë filluar të shpërndajnë ushqime për të shpërngulurit në periferi të qytetit Dohuk.
Më shumë se 80.000 refugjatë janë vendosur në krahinen veriore, pjesa më e madhe e të cilëve i takon grupit fetar Yazidi.
Ata janë arratisur përmes maleve Sinxhar, prej bandave terroriste të “Shtetit Islamik”. Shumica e të shpërngulurve flenë mbi betonin e shtëpive të papërfunduara, ose nëpër shkolla, e disa kanë gjetur strehim në zonat kufitare me Turqinë.
Top Channel