Armëpushimi Rusi-Ukrainë/ Putini pranon ftesën e Parisit: Gati për dialog me Macronin
Franca kërkoi gjatë së mërkurës ndaj vendeve anëtare të Këshillit të Sigurisë në OKB dhe vendet e rajonit, përfshi shtetet arabe dhe Iranin, të koordinojnë veprimet e tyre kundër Shtetit Islamik dhe kryengritësve që kontrollojnë pjesë të tëra të Irakut dhe Sirisë.
“Mendojmë dhe shpresojmë që kjo të jetë e mundshme. Duam jo vetëm shtetet e rajonit, përfshi ato arabe dhe Iranin, por edhe 5 anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurisë t’i bashkohen këtij aksioni”, tha ministri i Jashtëm francez përpara ligjvënësve.
Presidenti i Francës, më herët gjatë së njëjtës ditë, bëri thirrje për një konferencë ndërkombëtare për të sfiduar militantët.
“Presidenti njoftoi konferencën ndërkombëtare. Duhet të shohim mënyrat, së bashku me partnerët tanë, se si do të përballemi me ta, sa i përket mjeteve në dispozicion, ato të inteligjencës dhe ushtarake. Kjo nënkupton t’u ndërpresim atyre burimet, të ndërmarrim masa për të ndarë mbështetjen e këtij grupi nga popullsia vendase”, tha më tej Fabius.
Top Channel