Video e Sarandës para Kryeministrisë

18/08/2014 00:00

Në mbrëmje, përfaqësues të Partisë Demokratike shfaqën para Kryeministrisë videoskandalin e Sarandës dhe akuzuan Kryeministrin Rama.

Koordinatori Ervin Salianji theksoi se ndryshimi mes premtimit të Kryeministrit për punësimin dhe çfarë ndodh në realitet, është dramatik.

“Sot, pas një viti, ka ardhur koha që të bëjmë një bilanc, i cili nuk kërkohet nga PD sepse për të mbajtja e këtij premtimi do të përshëndetej me kënaqësi, por pas një viti bilanci i kësaj qeverie është ngjarja e fëlliqur e Sarandës. Videoja tregon sistemin e ndërtuar nga ky kryeministër dhe kjo qeveri, kjo video tregon sistemin se si punësohesh me këtë qeveri. Kryeministri shkon dhe propagandon nëpër Zyrat e reja të Punës për punësime të reja, ndërkohë që në të vërtetë qytetarët shqiptarë punësimet i gjejnë në këto furriqe të fëlliqura të Partisë Socialiste”, deklaroi Salianji.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA