Sfidohet ndalim-qarkullimi në Ferguson

17/08/2014 00:00

Policia amerikan ka hedhur tymuese dhe gaz lotsjellës ndaj turmave, që kishin sfiduar shtetrrethimin gjatë natës në Ferguson, ku një adoleshent me ngjyrë u vra nga policia javën e kaluar.

Rreth 150 protestues refuzuan të largoheshin përpara mesnatës nga periferia e St Louis, ndërsa një zëdhënës i policisë tha se gazi lotsjellës ishte “një përgjigje e duhur” pas sulmit ndaj një makine policie. Kapiteni Ron Johnson tha se një person është në gjendje kritike në spital, pas të shtënave.

Duke folur pak përpaa orës 3 të mëngjesit (10 me orën tonë), ai tha se operacioni i policisë përgjatë natës nuk ishte si përgjigje e shtetrrethimit, por ndaj dhunës që shpërtheu pranë restorantit “Red The BBQ Man”, në Ferguson.

7 persona janë arrestuar, ndërsa rrethanat e të shtënave janë ende të paqarta, njofton policia. Ngjarjet vijnë pas një jave përplasjesh të dhunshme mes policisë lokale të armatosur rëndë dhe protestuesve. Michael Broën, 18 vjeç, u qëllua për vdekje në një rrugë, në Ferguson, më 9 Gusht.

Qindra protestues u mblodhën në rrugën kryesore në Ferguson, pavarësisht motit të keq, përpara se shtetrrethimi të hynte në fuqi, mbrëmjen e së shtunës. Shumë prej tyre u larguan paqësisht, por të tjerë thërrisnin se nuk do respektonin shtetrrethimin.

Policia kishte paralajmëruar demonstruesit e mbetur se do të arrestoheshin nëse nuk largoheshin. Por, më pas u hodhën tymuese dhe gaz lotsjellës, pas të cilave protestuesit u larguan.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB