Udhëheqësi i LDK, Isa Mustafa ka kërkuar nga klasa politike e Kosovës të jetë më e përgegjëshme dhe të punojë për vendin për ta zhvilluar atë ekonomikisht.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Mustafa thotë se Kosova është vendi më i pazhvilluar në rajon, me një papunësi prej 40 përqind dhe nivelin më të ulët të GDP-së për frymë.

“Ne duhet të bëjmë zgjidhje për qytetarët tanë, duhet të nxisim zhvillimin ekonomik dhe tërheqjen e investimeve të huaja direkte”, shkruan Mustafa.

Mustafa thotë se korrupsioni, krimi i organizuar, Gjykata Speciale dhe veriu janë çështje që u takojnë institucioneve që ligjërisht janë ngarkuara për t’i zgjidhur këto dhe fton klasën politike që të mos shpërqendrohet nga misioni i saj i parë që është zhvillimi i qendrueshëm ekonomik i vendit.

“Ne duhet të punojmë për ta hapur perspektivën e këtij vendi, por nuk kemi nevojë ta “rrahim vetveten” për t’u treguar se sa të përkushtuar jemi për demokracinë europiane dhe sesa jemi në gjendje të sakrifikohemi. Nuk ka demokraci të mirëfilltë pa zhvillim ekonomik, pa punësim dhe me varfëri të lartë”, ”, shton kreu i LDK-së.

Mustafa thekson se ndihma e institucioneve ndërkombëtare për të kaluar tranzicionin është e domosdoshme, por kërkoi më shumë përgjegjësi nga vetë udhëheqësit vendas për të ndërtuar institucione të qendrueshme dhe për të hapur perspektiva zhvillimi.

Pas zgjedhjeve të 8 qershorit, Kosova është futur në një ngërç institucional pasi asnjëra prej forcave politike nuk siguroi shumicën e nevojshme në Kuvend për formimin e qeverisë së re. Debati se kujt i takon të mandatohet për formimin e qeverisë së re kaloi në Gjykatën Kushtetuese, ndërkohë që vetë kjo e fundit anuloi seancën e parë të Kuvendit të ri ku u zgjodh kryetar pas marrëveshjes LDK-AAK-Nisma dhe Vetëvendosje, Isa Mustafa.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA